Huddersfield Office: 01484 506175
    London Office 0203 325 2074

Njihuni me ekipin tonë

Ekipi ynë ofron shërbime me cilësi të lartë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin dhe vizat. Ne gjithashtu mund të ofrojmë këshilla për çështjet e lidhura me punësimin dhe ceshtje tjera te ligjit ne Britaninë e Madhe.

Arta Heath, Avokate dhe Shefe Ekzekutive

Arta Heath,  Avokate dhe Chief Executive

Arta është kreu i ekipit tonë dhe ka mbi 20 vjet përvojë në të gjitha aspektet e fushës se emigracionit, nacionalitetit dhe të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar . Përvoja e saj përfshin këshillimin dhe përfaqësimin e individëve në çështjet e ndërlikuara të emigracionit, trajtimin e rishikimeve gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe përfaqësimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit ashtu edhe në Gjykatën e Apelit. Ajo ka punuar në këtë fushë që kur është kualifikuar dhe ka ndihmuar mijëra klientë nga shumë vende të botës, që përfshijnë  individë, familje dhe biznese. Arta ka punuar në shumë Studio Ligjore të ndryshme në Britani, si private ashtu edhe organizata bamirëse, e ka përfaqësuar në çështje që njihen si precedent ligjore. Arta mbaroi Post Graduate Diploma in Law, tek BPP university, si dhe LPC tek i njëjti Universitet. Arta u liçensua si avokate nga shoqëria e avoketërve në Angli në 2010. Gjithashtu ajo është e akredituar nga Shoqëria Ligjore (Law Society) si “Supervisor” në cështjet e Azilit si dhe të emigracionit, një akreditim që ajo e ka pasur që nga viti 2004. Arta punon nga zyrat tona në Huddersfield, Sheffield dhe Londër dhe flet Shqip.

Anum Hussain, Avokate

Anum është e diplomuar në Universitetin e Londrës Lindore, me Bachelor në Law dhe më pas ajo ka studiuar LPC (Kursi i Praktikave Ligjore) në Universitetin e Drejtësisë. (Univdersity of Law) Ajo e dinte se donte të bëhej avokate dhe të ndihmonte njerëzit me problemet e tyre ligjore. Pas përfundimit të LPC-së, Anum punoi si ndihmese ligjore dhe Training Solicitor,  si përfaqësuese e çështjeve të imigracionit, në një firmë ligjore butik dhe u kualifikua si avokate në Tetor 2019. Anum ka përvojë në trajtimin e çështjeve private të emigracionit dhe kupton situatën e klientëve të saj, në lidhje me komunikimin me Home Office (Zyrën e Emigracionit të Ministrisë së Brendshme), sidomos duke pasur parasysh se ajo vetë personalisht, ka kaluar të njëjtën situatë në jetën e saj personale. Anum është gjithashtu shumëgjuhëshe, ajo flet rrjedhshëm Urdu dhe Hindi, dhe ka një njohuri të gjuhës Punjabi. Anum punon në zyrën tonë në Londër.

Shona Flood, Avokate

Shona është Avokate dhe konsulente  e  MyUKVISAS . Ajo ka mbi 30 vjet përvojë në çështjet gjyqësore dhe rregullatore, si avokate e brendshme me një kompani të madhe të shërbimeve komunale ashtu edhe ne lidhje me çështje ligjore, private e civile. Shona merret me të gjitha aspektet e procesit gjyqësor, duke përfshirë mosmarrëveshje kontraktuale, rikuperimin e borxhit dhe kontratat mes qiramarrësit e qeradhënësit.

Xander May, Avokat Praktikant

Xander është e diplomuar në Universitetin John Moore të Liverpool-it, ku u diplomua me LLB-në në Drejtësi. Më pas, ajo vazhdoi në LPC (Kursi i Praktikës Juridike) dhe një Master në Drejtësi nga Universiteti i Drejtësisë (University of Law) në Sheffield ku mbaroi me “Distinction” Xander e ka ditur gjithmonë se ajo dëshironte të bëhej avokate dhe ka një interes të madh për çeshtjet e emigracionit, të drejtat e njeriut dhe çështjet ndërkombëtare. Ajo filloi të punojë për MyUKVisas në Janar 2022 dhe tani po kryen trajnimin juridik me firmën për t’u liçensuar si avokate në Shtator 2024. Krahas studimeve të saj, Xander ka përfunduar një sërë punësimesh ligjore, me përvojën e saj që mbulon Ligjin e emigracionit, ligjin për çështje familjare, të drejtën e punësisë si dhe të drejtën tregtare. Xander punon në zyrën tonë në Sheffield.

Besmir Mujo , Asistent Ligjor

Bes ka lindur në Shqipëri dhe ka mbi 20 vjet që jeton në Britaninë e Madhe. Ai u diplomua në Universitetin e Huddersfield me një BA Hons në Menaxhim Biznes dhe ka punuar si kuzhinier, kamarier dhe ka drejtuar restorantin e tij për dy vjet. Pasi vendosi të ndiqte një karrierë juridike, ai iu bashkua MyUKVisas dhe aktualisht po studion për një Post Graduate Diploma in Law, at the University of Law, në Manchester. Ai punon ne zyrën tonë në Huddersfield.

Joshua Lok , Asistent Ligjor

Me origjinë nga Hong Kongu dhe Singapori, Josh mban një diplomë në Filozofi dhe Politikë nga Universiteti i Durham, (Durham University) dhe zgjodhi të specializohej në ligjin e emigracionit pas një karriere në gazetari dhe duke punuar si instruktor kodimi. Në vitin 2021, Josh emigroi në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të situatës politike në Hong Kong. Eksperienca e tij personale  e ka bërë të kuptojë pasiguritë dhe problemet me të cilat përballen ndonjëherë klientët tanë, gjë që e drejton në të gjitha aspektet e punës së tij. Josh përfundoi Post Graduate Diploma in Law  ne Universitetin e Drejtesise “University of Law”, në vitin 2022, ndërkohë që ndërmori punë me kohë të pjesshme me ne, në zyrën e Sheffield dhe ishte vullnetar në Qendrën Kombëtare për Dhunën në Familje. Ai flet shumë rrjedhshëm gjuhët mandarine kineze dhe kantoneze, si dhe është një nxënës i mprehtë i shqipes. Josh punon në zyrën tonë në Londër.

Oliver Thompson, Asistent Ligjor

Oliver u diplomua në Universitetin e Leeds, duke u diplomuar me një BA në Historinë e Lashtë dhe Letërsinë Angleze. Oliver kishte dashur gjithmonë të bëhej avokat, por ishte gjatë kohës që studionte “Post Graduate Diploma in Law” tek University of Law,  kur u bë i sigurt se ishte rruga e duhur për të. Pas një eksperience të shkurtër pune me kompaninë gjatë masterit të tij, ku ai njohu rolin e rëndësishëm që luan ligji i emigracionit brenda shoqërisë, Oliver u pranua në skemën e praktikantëve ligjorë dhe filloi punën si Asistent Ligjor në shtator 2022. Oliver do të fillojë gjithashtu studimet për SQE në Universitetin e Drejtësisë në shkurt, me synimin për t’u bërë një avokat i kualifikuar. Ai është i vendosur në zyrën tonë në Huddersfield.

Klodiana Gjonaj , Asistent Ligjor

Klodiana ka lindur në Shqipëri ku është diplomuar në Universitetin e Mesdhetarit në drejtësi dhe MSc në të drejtën publike. Ajo ka punuar si asistente ligjore në të drejtën penale të BE-së dhe sistemet e drejtësisë penale, të drejtën civile dhe të drejtat e njeriut. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe ka aftësi gjuhësore të nivelit mesatar në spanjisht. Klodiana punon në zyrën tonë në Londër. Klodiana ka lindur në Shqipëri ku është diplomuar në Universitetin e Mesdhetarit me diplomë në drejtësi dhe MSc në të drejtën publike. Ajo ka punuar si asistente ligjore në të drejtën penale të BE-së dhe sistemet e drejtësisë penale, të drejtën civile dhe të drejtat e njeriut ne Shqipëri. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Angleze dhe ka aftësi gjuhësore të nivelit mesatar në Spanjisht. Klodiana punon në zyrën tonë në Londër.